Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në kryeqytet të hënën, pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.
Sipas bluve të kryeqytetit, në konflikt u përfshinë 3 nxënës, të moshës 14 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre, 14-vjeçari M.Cani ndërsa tjetri L.M, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit./abcnews.al