Disa ditë nga vrasja misterioze e biznesmenit mirditor, Eduart Reçi policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e vrasjes.
Pistat kryesore ku grupi I hetimit është përqëndruar është ajo e biznesit, pasi 52 vjeçari kishte aktivitet në fushën e ndërtimit kryesisht banesa e pallate. Para disa kohësh sipas burimeve nga grupi hetimor, viktima kishte bërë kallëzim për shkak të një konflikti pronësie në zonën ku ndodhi dhe ngjarja. Po abc news ka mesuar se hetuesit kane dhe nje piste tjeter hetimi, ate te gjakmarrjes.
Grupi hetimor është rikthyer disa herë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer eksperimente, pas te cilave ka arritur ne perfundimin se 52 vjecari është qëlluar nga një distancë e afërt.
Ndryshe nga ajo që u mendua fillimisht, se qitësi ishte në tarracën e nje pallati te vjeter prane vendit te vrasjes, eksperimenti ka treguar se ai ka qene disa kate më poshtë, për të patur objektivin në shënjestër më të sigurt. Arma e përdorur është zbuluar se ishte pistoletë sportive e kohëve të fundit /abcnews.al