Gjykata e Apelit të Posaçëm ka ulur dënimin për ish-gjyqtarin e KPA, Ardian Hajdarin të akuzuar për fshehje pasurie. Apeli e dënoi me 6 muaj burg, por këtë dënim e konvertoi në 1 vit shërbim prove.
Ndërsa më herët, Shkalla e Parë e gjeti fajtor Hajdarin dhe e dënoi me 1 vit heqje lirie duke ia konvertuar në 2 vite shërbim prove.
Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardjan Hajdari u shpall fajtor për fshehje të pasurisë pasi nuk ka bërë deklarime të sakta në lidhje me disa vite punë si avokat./abcnews.al