Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Egjiptit në Shqipëri

schedule11:34 - 18 Nëntor, 2024

schedule 11:34 - 18 Nëntor, 2024

Presidenti Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës Arabe të Egjiptit  Hassan Shawkay në Shqipëri.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj siguroi Ambasadorin Shawkay për mbështetjen, ndërsa i uroi suksese në ushtrimin e detyrës.

Marrëdhëniet politike mes dy vendeve u konsideruan në nivel shumë të mirë, por u theksua se është i nevojshëm shtimi i kontakteve dhe vizitave të nivelit të lartë, si të rëndësishme për t’i dhënë një shtysë dhe dinamikë të re lidhjeve dypalëshe dhe bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me fokus në ekonomi dhe investime.



Presidenti Begaj u shpreh se ka mundësi të pashfrytëzuara për rritjen e bashkëpunimit në fushat e energjisë, transportit detar dhe ajror, bujqësisë dhe turizmit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!