Vendi është goditur sot në orët e para të mëngjesit, nga një tërmet i fuqishëm duke shkaktuar viktima dhe shumë të plagosur.
Sot në mëngjes, rrjetet më të mëdha në botë e kanë nisur duke raportuar live nga Shqipëria.
Ndërkohë Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ka njoftuar se do të vizitojë Shqipërinë për të parë në vend pasojat e tërmetit.
“Me urdhër të kryeministrit Greqia do të ofrojë menjëherë ndihmë konkrete ndaj Shqipërisë në përballimin e pasojave të tërmetit që goditi vendin”, njofton Dendias me një mesazh në Twitter. “Komunikova me ministrin e mbrojtjes së qytetarit, Mihalis Hrysohoidis, ndërsa për të njëjtën arsye do të shkoj urgjentisht në Tiranë, në vazhdim të vizitës time në Shkup”, vazhdon ministri i jashtëm grek./abcnews.al