Deklarata e përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini për tërmetin në Shqipëri:
“Në vazhdën e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë herët në mëngjes, duke shkaktuar humbje të disa jetëve dhe duke plagosur shumë të tjera, ne shprehim ngushëllimet tona të thella për njerëzit dhe autoritetet e vendit.
Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë dhe është i gatshëm të ofrojë ndihmë, përfshirë edhe përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Europian. Qendra jonë e koordinimit për reagimin e emergjencave (ERCC) ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e mbrojtjes civile në Shqipëri”.