Nations League/ Në “San Siro” këndojnë “Gjelat”, Franca zbret nga “froni” Italinë në Grupin A2

schedule22:43 - 17 Nëntor, 2024

schedule 22:43 - 17 Nëntor, 2024

Ja kthyen humbjen e dy muajve më parë, me të njëjtën “monedhë”.

Franca e Didier Deschamps ka shkëlqyer mbrëmjen e kësaj të diele, teksa kanë mundur në “San Siro”, të “Të Kaltërit” e Italisë me rezultatin e thellë, 3-1, në sfidën e fundit të vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Nations League.

Dominimi i “Gjelave” u pa që në pjesën e parë teksa shënuan dy herë në minutën 2’-të me anë të Rabiot dhe të 33’-të falë autogolit të Vicario, megjithatë loja do të rihapej sërish, pasi vetëm dy minuta më vonë anësori Andrea Cambiaso dërgon në portë një asist të Dimarco, duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 2-1.

Me nisjen e fraksionit të dytë të sfidës erdhi edhe goli i “knock out”-it për italianët vendas, me ish-“yllin” e Juventus Adrien Rabiot që plotëson dopietën personale për fitoren e madhe të “Gjelave galezë”.

Falë këtij triumfi, Franca ngjitet në vendin e parë të Grupit A2, duke zbritur nga “froni” pikërisht “Të Kaltërit” e Luciano Spalletti, ndërsa në vendin e tretë dhe të 4-t pozicionohen Belgjika e Izraeli, me këta të fundit që arritën të mundnin “Djajtë” 1-0 mbrëmjen e sotme, por pa i parakuluar dot në renditje. /i.m /abcnews.al