Autoriteti Rrugor Shqiptar: Po vazhdon inspektimi më i hollësishëm për situatën

schedule10:46 - 26 Nëntor, 2019

schedule 10:46 - 26 Nëntor, 2019

Ekipet mjekësore janë në gatishmëri të plotë në spitale për t’i dhënë ndihmën e parë çdo qytetari në nevojë, si pasojë e tërmetit të fortë që goditi vendin.

Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se së bashku me kontraktorët dhe punonjësit e mirëmbajtjes pas inspetkimit të zonave në terren nuk raportohet për probleme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar:

Marrë shkak nga tërmetet e ndodhura ditën e sotme më datë 26.11.2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar, së bashku me kontraktorët dhe punonjësit e mirëmbajtjes, dolën menjëherë në terren.
Në të gjitha akset kryesore të vendit qarkullimi kryhet pa problem.

Drejtoria e Rajonit verior njofton se pas inspektimit të zonave në urat e Rajoni verion nuk raportohen probleme.Nga inspektimi vizual ne terren rezultoi se ne urat e Rajonit verior nuk ka probleme. Po vazhdon inspektimi me i hollësishëm për situatën.

Gjithashtu raportohet se pas inspektimit vizual, nuk ka probleme në veprat e artit pas tërmetit.  Grupi i mirëmbajtjes është në terren dhe do të vazhdojë inspektimi më i hollësishëm.
U raportua për një problem tek Mbikalimi i Shkozetit.
Grupi i punës i ngritur nga ARRSH, që u gjend menjëherë pas raportimit në terren, konstatoi se ka disa dëmtime në mbikalim, si ai i elementeve antisizmik.
Dëmtime të mbi strukturës nuk ka. Inspektimi po vijon.
Janë marrë masat përdevijimin e trafikut.

Informohemi se ne jug lëkundjet janë ndier në Fier më shumë, por pa probleme.
Vazhdon inspektimi i hollësishëm ne terren.

Të gjithë kontraktorët, inspektorët e drejtorive rajonale dhe mbikëqyrësit janë në terren për verifikimin e situatës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!