Një shpërthim ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të së dielës, në një godinë në rrugën “Arben Broci” në Kamëz.
Sipas informacioneve paraprake, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale, ku janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat.
Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al