Për policinë rrugore disa akse konsiderohen “njolla të zeza”, ku shënohen më shumë aksidente. Në Tiranë një prej tyre është rruga e Elbasanit, ku ngjarjet rrugore janë shpesh të përsëritura, siç është rasti i këtij aksidenti që ka ndodhur në këto momente.
Ky ishte një aksident i lehtë, vetëm me dëme të vogla në mjetet e përfshira. Ai shkaktoi vetëm rendim trafiku për disa minuta. Të dhënat tregojnë se në 10 muajt e këtij viti në vend ndodhen më shumë aksidente se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve, por edhe nga këmbësorët janë shkaktarët kryesorë.
“Absolutisht përgjegjësia më e madhe është e drejtuesit te mjetit. Këmbësorët kanë edhe ata detyrimet e veta, por ne shumicën e rasteve shkaktarët në rrugët e kryeqytetit janë drejtuesit. Përdorimi i alkoolit, i lëndëve psikotrope”, u shpreh Gerhard Baka, specialist i qarkullimit rrugor.
Pavarësisht se numri i aksidenteve është rritur, këtë vit në to ka pasur më pak viktima se vitin e kaluar.
133 qytetarë kanë humbur jetën në rrugët e vendit nga janari deri në tetor të këtij viti 19 më pak se vitin e kaluar.
“Viktimat janë statistikë, nuk duhet të vetëkënaqemi me numrin me të paktë të viktimave, sigurisht ky është synimi i policisë rrugore, por duhet të fokusohemi të ulja e numrit të aksidenteve dhe këtu kërkohet një bashkëpubim me qytetaret që të tregohen të ndërgjegjshëm”, tha ai.
Policia apelon që përdoruesit e rrugës të jenë të kujdesshëm në çdo rast,
“Keni një armë në dorë, ajo armë vret siç vret një armë zjarri”, tha më tej ai.
AKSIDENTET RRUGORE
Janar tetor 2024 1370 aksidente
Janar tetor 2023 961 aksidente
Viti 2024 133 viktima
Viti 2023 152 viktima