“Në mes të arrestuarve, dhe një i huaj”, eksperti për aksionin te “Kodra” e drogës: Bashkëpunimi Shqipëri-Spanjë nuk është i pari

schedule13:30 - 16 Nëntor, 2024

schedule 13:30 - 16 Nëntor, 2024

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka folur në “News Line” lidhur me operacionin antidrogë të kryer nga Forcat Operacionale, ku u zbuluan dy laboratorë droge në zonën Kodra e Diellit në Tiranë dhe në fshatin Qerekë të Niklës.

Ai deklaroi se ky nuk është operacioni i parë i kryer nga policia spanjolle në bashkëpunim me SPAK. Eksperti theksoi se Kodra e Diellit është një zonë e qetë, por dhe e banuar persona me rrezikshmëri të lartë.

Ai tha se mes të arrestuarve është dhe një shtetas i huaj. Sakaq, Softa vuri në dukje se personat e grupit merren dhe me formulimin dhe pastrimin e lëndës narkotike në laboratore të krijuara.

“Nuk është operacioni i parë por ka disa operacione në bashkëpunim policitë ndërkombëtare me strukturën e SPAK.

Zona ka qenë e mbikëqyryr në kamera. Fakti që ata kishin krijuar një siguri, janë disa faktorë.

Zona është deri diku e qetë nga pikëpamja e sigurisë, por dhe e banuar nga persona me rrezikshmëri të lartë. Në këto arrestime, mes sa kam informacion unë, ka dhe një të arrestuar një të huaj nga Amerika Latine. Personat e atij grupi merren dhe me formulimin dhe përbërjen e lëndes narkotike.

Ka qenë Spanja vendi ku ata kanë bërë aktivitetin dhe në bashkëpunim me strukturën e spanjolle bën të mundur këtë operacion.

Duhet të shkojmë nga këta persona të ndaluar dhe më tej, te porositësit, pasi paratë që qarkullojnë nuk vijnë vetëm nga këta 5 veta, por duhet të jetë një grup i gjerë. Me siguri do të kemi emra që janë të një rëndësie të veçantë, që kanë punuar”, tha ndër të tjera Softa./abcnews.al