Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë i kryer nga Forcat Operacionale, ku u zbuluan dy laboratorë droge në zonën Kodra e Diellit në Tiranë dhe në fshatin Qerekë të Niklës.
ABC News mëson se lenda narkotike në laboratorin brenda Kodrës së Diellit ka qenë në formë likuidi (lëngu) dhe në sasi të mëdha. Dyshohet se grupi kriminal ka në përberje edhe kimist, por ende nuk është mësuar se cili prej të arrestuarve kishte këtë rol.
Kujtojmë që deri më tani janë ndaluar 7 persona. Janë të paktën 10 grupe operacionale që kanë kryer kontrolle në disa ndërtesa te Kodra e Diellit dhe në fshatin e Niklës. Gazetari Ervin Leka raportoi më herët se në laboratin e zbuluar te Kodra e Diellit janë gjetur edhe sasi kokaine./abcnews.al