Jake Paul ka mposhtur një nga luftëtarët më të mëdhenj të historisë, ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Mike Tyson.
Paul, 27 vjeç, fitoi ndeshjen me një vendim unanim për pikë në stadiumin AT&T në Arlington, Teksas – shtëpia e Dallas Cowboys dhe stadiumi më i madh NFL në SHBA.
Ndeshja u zhvillua në tetë raunde nga dy minuta secili, dhe Tyson tregoi qartë shenja lodhjeje dhe ngadalësie.
Rezultatet e gjyqtarëve, 80-72, 79-73 dhe 79-73, të gjitha në favor të Paul-it, lanë tifozët e Tyson-it të zhgënjyer.
/abcnews.al/