Gazetari Flogert Muça thotë se Sali Berisha do të zhvillojë protestë ditën e martë, kur Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim për të, pasi kërkon të shpërqëndrojë vëmendjen nga vendimi.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Muça u shpreh se Berisha e ka të qartë procesin që po zhvillohet ndaj tij.
“Ti e quan protestë, edhe kur dalin 3 njerëz protestë quhet, por ajo protestë e PD dhe partisë së Vojo Kushit, i është kthyer në një lloj tiku nervor. Edhe këtyre të fundit i është kthyet në refleks, tik nervor, janë aq sa janë aty, nuk duhen gjykuar. Është një tik që nuk i shërben shëndetit të opozitës, nuk po mbjellin ndonjë lloj fryme. Ai është kthyer në një lloj tiku, atraksioni për turistët që ka Tirana. Doktori ka hallet e veta. Ps eproteston Sali Berisha të martën? Si Berisha e ka shumë të qartë procesin ndaj tij, ata e dinë përgjigjen e çdo vendimi që do merren nga gjykata. Ajo që bën Sali Berisha, është për të shpërqëndruar vëmendjen nga vendimi. Kjo nuk ndryshon asgjë në thelb. Buxheti do kalojë. Këta zotërinj nuk kanë diskutuar për buxhetin. E vetmja arsye dhe mesazh në protestat e tyre, është free Berisha dhe tani free Iliri. Berisha iu thotë shqiptarëve dhe kryesisht demokratëve, vota e të cilëve është fragmentatiuar, të gjitha këto i heqin votat Sali Berishën, thotë që nëse votoni partitë e reja, keni votuar Edi Ramën”, theksoi ai./abcnews.al