Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Sylvinho për Uzunin: Luan shumë mirë si sulmues i dytë, do mundohemi të marrim më të mirën nga ky lojtar

schedule18:20 - 15 Nëntor, 2024

schedule 18:20 - 15 Nëntor, 2024

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho thotë se Myrto Uzuni e luan shumë mirë rolin e sulmuesit të dytë në kombëtare.

Gjatë konferencës për media, Sylvinho u shpreh se do të marrë më të mirën nga Uzuni, teksa shtoi se ende do të shihet për formacionin për ndeshjen ndaj Republikës Çeke.

“Këtu bën diferencën eksperienca dhe fusha. Uzuni bën më shumë rolin e sulmuesit të dytë. Kemi mësuar në lidhje me cilësitë e një sulmuesi si Uzuni, ekziston mundësia për ta përdorur, për të shfrytëzuar karakteristikat e lojtarit në këtë lloj aspekti.  Ne do të mundohemi të marrim më të mirën nga ky lojtar. Uzuni e ka nisur me ne si sulmues anësor, dhe më pas duke depërtuar më tepër brenda. Ka një super fizik, mbetet për t’u vlerësuar dhe për t’u parë se çfarë do të zgjedhim nesër”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!