Arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër, akuzohet për marrëdhënie seksuale më dhunë me të mitur

schedule13:58 - 15 Nëntor, 2024

schedule 13:58 - 15 Nëntor, 2024

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Gjirokastër. Kallëzimi i një shtetaseje të mitur ka çuar në arrestimin e një 32-vjeçari.

14-vjeçarja ka kallëzuar në policinë e Gjirokastrës se 32-vjeçari, Xhafer Çaçi e ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dhe se gjatë muajit nëntor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Sipas policisë 32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

/acbnews.al/