Champions League, supersfida luksi dhe beteja në distancë

schedule08:48 - 26 Nëntor, 2019

schedule 08:48 - 26 Nëntor, 2019

Champions League rikthehet me raundin e parafundit të ndeshjeve në grupe. Ka disa përballje që janë të rëndësishme, por ka edhe takime që luhen për statistika. Në grupin A PSG i ka mbyllur llogaritë e kualifikimit, por ka një sfidë ku duhet të përballojë “inatin” e Real Madrid për atë humbje që i shkaktuan në ndeshjen e parë. Galatasaray dhe Club Brugge kanë një sfidë vendimtare për të vijuar rrugëtimin në Europa League.

Juventus-Atletico Madrid është një nga sfidat më interesante të mbrëmjes dhe luhet për vendin e parë dhe kualifikimin në grupin D. Bardhezinjtë e kanë siguruar kalimin në raundin tjetër, kurse Atletico ende. Spanjollët “kërcënohen” nga Bayer Leverkusen, që duhet të përballojnë Lokomotiv Moscow në të ftohtin rus.

Grupi C është interesant. Manchester City ka nevojë vetëm për një pikë dhe luan në shtëpi kundër Shakhtar Donetsk. Ukrainasit janë të motivuar për të marrë pikë, pasi po garojnë për vendin e dytë me Dinamo Zagreb. Edhe këta të fundit luajnë jashtë fushe, me italianët e Atalanta. Të dyja ekipet numërojnë nga pesë pikë në renditje.

Grupi B nuk ka shumë pikëpyetje. Tottenham sot do kërkojë kualifikimin dhe e ka gjithçka në dorë, pasi pret grekët e Olympiacos. Crvena Zvezda do mundohet të shfrytëzojë faktorin fushë për të mundur gjermanët e Bayern Munich, për të ruajtur vendin e tretë në grup.

CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE

E martë, më 26 nëntor, ora 18:55
Galatasaray-Club Brugge
Lokomotiv Moscow-Bayer Leverkusen

E martë, më 26 nëntor, ora 21:00
Atalanta-D. Zagreb
Crvena Zvezda-Bayern Munich
Juventus-Atl. Madrid
Manchester City-Shakhtar Donetsk
Real Madrid-Paris SG
Tottenham-Olympiacos Piraeus

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!