Katër ditë pas mesazhit të Donald Trumpit në rrjetet sociale, ku njoftoi se nuk do t’i kërkonte Nikki Haleyt që të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, ajo tani thotë se kishte marrë një ofertë.
Haley – e cila ishte ambasadore amerikane në Kombet e Bashkuara gjatë presidencës së parë të Trumpit – thotë se e refuzoi ofertën për t’u emëruar në administratën e re amerikane, të cilën e kishte marrë nga miku i ngushtë i presidentit të zgjedhur, Steve Witkoff.
“Ai më tha ‘çfarë dëshiron? Më thuaj çfarë dëshiron. A ka diçka që dëshiron?’ Unë i thashë ‘Nuk kam asgjë që dua’,” tha ajo dhe shtoi se “nuk kisha interes të isha në kabinetin e tij. Ai e dinte këtë”, shkruan BBC.