Vitet e fundit rreth 4 mijë persona diagnostikohen me diabet në vendin tonë. Njw e tret e personave që vuajn nga diabeti në Shqipëri nuk e dijnë që janë të prekur nga kjo sëmundje, për shkak të mosdiagnostifikimit.
Diabeti shfaqet edhe tek moshat e reja, mjeku endokrinolog Florian Toti në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit tregon shenjat e para që nuk duhen neglizhuar.
Për mbajtjen nënkontroll, Ministria e Shëndetësisë ofron rimbursimin e fishave të diabetit, për një sërë kategorishë.
Sipas të dhënave zyrtare vitet e fundit në Shqipëri janë mbi 90 mijë persona të diagnostikuar me diabet, prej te cilëve rreth 30 mijë janë vetëm në Tiranë.