Fitorja e Donald Trump/ Dritan Demiraj flet për luftërat dhe si do të ndikojë administrata e Trump në konfliktet në botë

schedule12:31 - 14 Nëntor, 2024

schedule 12:31 - 14 Nëntor, 2024

Dritan Demiraj ka folur në “ABC e Mëngjesit” në ABC News për zhvillimet e fundit në rajon e botë.

Gjatë intervistë, Demiraj nënvizoi se Izraeli ka pasur një mbështetje të madhe nga SHBA. Megjithatë ai nënvizoi se Turqia nga ana tjetër është fuqi shumë e rëndësishme ushtarake, edhe për shkak të rëndësisë  që ka në frontin jugor të NATO-s sipas tij e bënë të pamundur të kërcënohet nga Izraeli.

“Situata mes Turqisë, Iranit dhe vendeve të tjera që janë pjesë e aktit të rezistencës që mbështesin  Siri apo Jemen është më e ndjerë se asnjëherë dhe kjo për shkak të mbështetjes që ka dhënë SHBA ndaj Izraelit. Marrë në konsideratë fuqinë ushtarake që ka Turqia një fuqi të jashtëzakonshme pas Amerikës, nuk ka asnjë mundësi që Izraeli të bëjë rrezik apo kërcënim për Turqinë”, ka thënë mes të tjerash ai.

Më tej nënvizoi se Turqia ka 40 armë bërthamore, por që janë pjesë e ushtrisë amerikane.

I ndalur tej fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe ndikimi i tij që pritet të ketë, Demiraj u shpreh do të ketë një ndikim shumë të madh.

“Trump ka pozicion pro izraelit dhe këtë e tregojnë dy emërimet e sapobëra”, tha ai.

Ndërsa komentoi telefonatat e Trump pasi fitoi zgjedhjet u shpreh: “Bashkëbisedimi mes Trump dhe Vuçiç mund të jetë mundësuar nga lobi serb dhe nuk përbën asgjë. Pozicionim i Shqipërisë në marrëdhëniet me SHBA është shumë herë më lart se sa pozicioni i popullsisë serbe që është antiamerikane por edhe qasjes së politikës së jashtme.”