Nuk gjendet as gëzhoja…/ Ndërtuesi u qëllua me plumb në kokë, deri tani asnjë gjurmë për autorin e krimit

schedule11:21 - 14 Nëntor, 2024

schedule 11:21 - 14 Nëntor, 2024

TIRANË- Asnjë gjurmë apo provë nuk është gjetur në vendin e krimit, ku u ekzekutua sipërmarrësi Eduart Reçi, 52-vjeç.

Pavarësisht se raportohet se ndërtuesi është qëlluar me plumb tejshpues, në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Hetuesi po kontrollojnë edhe ne disa sheshpushime përreth grupit të pallateve , por edhe pranë një hyrjeje bodrumi që ka fushëpamje me vendin e ngjarjes.

Kamerat kanë kapur vetëm viktimën kur është shembur në tokë, por jo personi, i cili ka shkrepur armën e zjarrit. Policia dyshon se autori i kësaj ngjarjeje mund të jetë një vrasës profesionist./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!