Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës.
ABC News mëson se një person është qëlluar me plumb në kokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek “Rruga e Elbasanit”.
I plagosuri është dërguar te Spitali i Traumës.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri Eduard Reçi, rreth 52 vjeç, me origjinë nga Dibra, është qëlluar pranë një lokali në banesën e tij./abcnews.al