Ish zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Etjen Xhafaj thotë nuk ka asnjë problem për mazhorancën, nëse Sali Berishës i hiqet “non grata” nga adiministrata e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Xhafaj u shpreh se drejtësia duhet të bëjë punën e saj.
Ndërsa komentatorja politike, Brizida Gjikondi deklaroi se ky është një konspiracion i Berishës për konsum provincial.
Etjen Xhafaj: Ka qenë jashtë asaj liste, të paktën 8 nga 9 zgjedhjet në të cilat ia kemi fituar përballë. Nuk ka asnjë problem. Nuk ia urojmë asnjërit këtë. Urojmë që drejtësia ta bëjë realisht punën e saj deri në fund, pa e rikthyer kulin e pandëshkueshmërisë. Kur ka qenë ndonjëherë ndryshe ajo që ka thënë Sali Berisha? Për çfarëdo lloj komenti, të çfarëdo lloj institucioni, jo vetëm tëd rejtësisë, por të çdo lloj institucioni që nuk e ka kontrolluar vetë në një momoent apo në një tjetër. Ajo që thashë, lidhet me diçka tjetër. Ka diçka në Amerikë, quhet strategjia e madhe. Ka një ndërthurje edhe të administratës, për të krijuar një doktrinë të qëndrueshme. Zoti Trump është jashtëzakonisht i ndjeshëm. Ka pasur aksion jashtëzakonisht shumë të madh. Kandidoi kundër zonjës Clinton, e cila ishte sekretare shteti.
Brizida Gjikondi: Unë shikoj që deri tani, Trump ka emëruar njerëzit që ka pasur më shumë besnikë, nuk është udhëhequr nga aftësitë. Mendohet që sekretari i thesarit, do emërohet një nga njerëzit më të afërt të Sorosit. Këtu bien edhe konspiracionet e Berishës. Janë të gjitha për konsum provincal. Politika amerikane, kur janë interesat e kombi amerikan, gjejnë edhe një mesatare për t’u ulur. Është një person i cili ka vizion të qartë, nuk humb kohë./abcnews.al