Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News Manjolla Lloja Bushati foli për librin e saj “Ose Ne”. Ajo u shpreh se ky është edhe libri i saj i parë.
Në këtë libër tregoi se ka një fjali të cilën e veçon dhe bëhet fjalë për: “Këto janë flirte të pakonsumuara dhe prandaj janë të bukur”.
“Në Librin tim unë kam tetë personazhe. Qëllimi ka qenë që ç’donjeri që e lexon ta kuptojë siç ka qejf vetë, dhe ka dashur që ta bëjë lexuesin të mendojë. Është i verdhë, si e verdha në semafor, kujdes, por pak rrezik”, tha ajo.
Historia e dashurisë që fshihet pas “Ose Ne”, ndërsa shprehet se gjërat që janë aty janë histori të vërteta të miksuara me njëra-tjetrën.
“Personalisht nuk mendoj se ka një më interesante apo përfshirëse se sa biseda. Pra kam dashur të tregoj se sa e rëndësishme që të flasim me veten dhe me tjetrin”, tha ajo.
/abcnews.al/