Futbolli luhet për ta, por ndonjëherë e refuzojnë edhe kur është fjala për elitën.
Bajerni është padyshim një nga skuadrat më të mëdha të Europës dhe pretendent për titullin në Champions, veçse në sfidën e radhës mund të jetë pa tifozët.
Fjala është për duelin ndaj kampiones së Ukrainës, Shahtar të Donjeckut, që do të luhet në stadiumin e Shalkes, në Gelsenkirshen, veçse tifogrupi I ultrasve të Tribunës së Jugut në Mynih ka bërë thirrje për bojkot.
Zemërimi I tifozëve është shkaktuar nga çmimi I biletave I vendosur nga UEFA, dhe që shkojnë nga 52 deri në 105 euro, në një kohë që për duelin që Shahtari luajti ndaj Atalantës në të njëjtin stadium, biletat kishin çmime nga 23 në 28 euro.
Rritja është disafish, ndërsa tifozët gjermanë në përgjithësi nuk lejojnë as klubet e tyre në Bundesligë që të kenë çmime të tillë.
Parashikimi është që plot 36 000 tifozë t’i përgjigjen thirrjes për bojkot nga tifogrupi bavarez, e ndoshta Bajerni mund të ketë një problem në ndeshjen e Championsit me ukrainasit që është në program në 10 dhjetor. /abcnews.al

