SPAK kërkon dënimin e ish kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me 4 vite burg për akuzat e shpërdorimit të detyrës në dy raste. Prokurori i posaçëm Sotir Kllapi kërkoi dënimin me 4 vite burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ish kryebashkiaku do të dënohet përfundimisht me 2.8 vite.
Për shtetasin Fatmir Ejupi, SPAK kërkon dënimin me 3 vite dhe me gjykim të shkurtuar 2 vite heqje lire. Për Fiqiri Farukun, SPAK kërkoi 3 vite burg dhe në aplikim të gjykimi të shkurtuar me 2 vite burg. Për shkak të moshës dhe probleme shëndetësore, të pezullohet dënimi me burg dhe të vihet në shërbim prove.
Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste.
Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë./abcnews.al