Vetëvendosje: Emërimet në agjensinë e Inteligjencës, pazar i ri i Thaçit dhe Haradinajt

schedule21:35 - 25 Nëntor, 2019

schedule 21:35 - 25 Nëntor, 2019

Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar pas emërimeve të fundit në krye të Agjencisë së Inteligjencës duke i quajtur ato anti-kushtetuese. Vetëvendosje thotë se ky është një pazar i ri i Thaçit dhe Haradinajt në kurriz të shtetit.

Lëvizja Vetëvendosje reagoi të hënën në mbrëmje ndaj dy emërimeve më të rëndësishme në krye të agjensisë së inteligjencës në Kosovë, të bëra nga kryeministri në detyrë Haradinaj dhe presidenti Thaci, të cilët emëruan Kreshnik Gashin në krye të Aki-së dhe Burim Ramadanin si inspector të përgjithshëm të saj.

Vetëvendosje tha se se ky është një pazar i ri iThaçit dhe Haradinajt në kurriz të shtetit dhe shtoi se Thaçi mori drejtorin e AKI-së ndërsa Haradinaj kryeinspektorin.

Partia e Albin Kurtit tha gjithashtu se propozimi nga Haradinaj dhe dekretimi nga Thaçi për të dy këto pozicione është përveç të tjerave dhe antikushtetues sepse ish-kryeministri s’mund ta ushtrojë këtë kompetencë dhe Presidenti nuk mund të dekretojë propozime nga një ish-kryeministër.

Vetëvendosje tha gjithashtu se propozimet janë politike, sepse Gashi ka qenë  ish-vartës i presidentit Thaçi në MPJ ndërsa Ramadani u emërua kryeinspektor pasi dështoi të bëhej deputet i AAK-së, partisë së kryeministrit Haradinaj, tha Vetëvendosje.

Vetëvendosje tha gjithashtu se sapo të konstituohen institucionet, ky vendim antikushtetues do të adresohet për këtë shkelje të rëndë e paprecedentë. Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri reagoi duke thënë se këto emërime janë të paqëndrueshme.

Haziri theksoi se ka pasur disa emërime dhe lëvizje, përfshi politikën e jashtme që janë të padrejta dhe të të paqëndrueshme. Ai theksoi gjithashtu se për tu bërë këto emërime është shfrytëzuar vakuumi institucional.

Ai theksoi se është kërkesë kushtetuese që të mos veprohet gjatë kohës kur ka zbrazëti institucionale.  LDK e VV, sipas tij, janë duke u angazhuar që të depolitizohen institucionet e shtetit dhe beson se të gjitha emërimet që kanë ndodhur që nga 3 gushti do të jenë të papranueshme.

Haziri tha se këto institucione duhet të jenë në duar të profesionistëve./abcnews.al