Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, ka folur menjëherë pas ndeshjes së fituar 1-0 kundër Laçit për gazetarët e pranishëm, ku më shumë u ndalua të çështja “Mala”. Në fjalën e tij, Demi u shpreh:
“Jo, fillimi është akoma, jemi ende në gjysmë të sezonit. Derbi? Ka kohë për derbin, ka dhe dy javë. Ne shohim ndeshjen e radhës. Diferenca është shumë e vogël me ndjekësit. Mala? Pse, kishte ndonjë ndryshim Partizani pa Malën?
Partizani i bën lojtarët, Partizani i vë përpara. Mala është shumë i vogël për Partizanin. Nuk i di problemet e Malës. Akoma nuk më kënaq ky Partizan. S’doja unë që Mala të luante!”/abcnews.al