“Mallkimi” i Gjimshitit/ Kapiteni humb ndeshjet e Kombëtares në nëntor

schedule12:37 - 11 Nëntor, 2024

schedule 12:37 - 11 Nëntor, 2024

Shanset janë që nuk do ta kemi. Nuk është e lehtë të luash pa kapitenin, por Berat Gjimshiti pësoi një tjetër dëmtim në Serinë A, dhe I ndodhi sërish përpara ndeshjeve të kombëtares në Ligën e Kombeve.

Analizat e para mjekësore zbuluan se ai ka lëndim në kaviljen e këmbës së djathtë, se nuk mund të bashkohet me kuqezinjtë, dhe se rrezikon edhe ndeshjen ndaj Parmës në 23 nëntor në Serinë A.

Gjimshiti luajti vetëm 25 minuta në sfidën Atalanta-Udineze, fituar 2-1 nga vendasit, dhe u dëmtua pas një përplasjeje me një lojtar kundërshtar.

Edhe pse u ngrit në këmbë, trajneri Gasperini I këshilluar me mjekët e ekipit, e zëvendësoi duke mos dashur të rrezikonte.

Kjo ishte hera e tretë që qendërmbrojtësi ndalet pikërisht përpara sfidave të përfaqësueses në Ligën e Kombeve.

Ndalesa e parë erdhi pas ndeshjes së Serisë A të humbur 0-4 në fushën e Interit, për shkak të problemeve muskulore që I ndodhi gjatë stërvitjes.

Ishte shtator dhe kombëtarja do të luante në 7 shtator ndaj Ukrainës e në 10 kundër Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve.

Kapiteni I humbi të dyja ato përballje, ndërsa kuqezinjtë arritën fitore 2-1 në Pragë dhe pësuan humbje 0-1 në “Arenën Air Albania”.

Dëmtimi I dytë ndodhi në momentin e tij më të mirë.

Gjimshiti shënoi gol në fitoren 3-0 që Atalanta arriti në Champions ndaj Shahtarit ukrainas në 2 tetor në stadiumin “Feltins-Arena” të Gelsenkirshenit, por u zëvendësua që në pjesën e parë, sepse ndjeu lodhje muskulore.

Pak ditë më pas, në 11 tetor, Shqipëria pa qendërmbrojtësin u mund 0-2 në Pragë nga Çekia, ndonëse arriti të reagonte me fitore 1-0 në Gjeorgji në 14 tetor falë golit të Kristian Asllanit./abcnews.al