Është në moshën 39 vjeçare, por ofertat për sulmuesin portagez nuk mungojnë, madje as golat dhe synimet për vendosjen e rekordeve
Sipas raportimeve të fundit të mediave saudite, kampioët e Saudi Pro League, Al-Hilal po mendon serziosht trasnferimin e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, nga rivalët e Al-Nassr, duke e parë “luzitanin” si zëvendësuesin e brazilianit Neymar.
“Ylli” brazilian iu bashkua Al Hilal në gusht 2023, por ka pasur probleme të vazhdueshme me dëmtimet, duke përfshirë një këputje të ligamentit të kryqëzuar që e ka mbajtur jashtë fushës për një vit dhe pas rikthimit të tij të fundit, ai pësoi një tjetër dëmtim, duke ngritur shqetësime për të ardhmen e tij në klub.
Ndërkaq, kujtojmë se Ronaldo, tashmë në moshën 39-vjeçare ka regjistruar, teksa synon të arrijë në 1000 gjithsej në karrierë dhe te skuadra tjetër saudite, ndoshta do të ketë më shumë mundësi për të shënuar edhe 92 golat e mbetur. /i.m /abcnews.al