Hidrovori i parë në Shqipëri, konsiderohet ndër më të mëdhenjtë në Ballkan.
I ndërtuar në vitin 1961, në zonën e fshatit Adriatik të Kurbinit, ky hidrovor ka shërbyer në kalimin e ujërave në det.
Çuli i cili ka shërbyer për 45 vite, thotë se ky hidrovor është i rëndësisë së veçantë.
Së bashku me Gjergjin, ka punuar edhe Gjon Miri, një tjetër specialist I cili kujton kohën kur ka nisur punë në këtë hidrovor dhe se sa pasion kishin për profesionin e tyre.
Vështirësitë kanë qenë të mëdha kur kujtojnë përmbytjet aso kohe.
11 mijë hektarë tokë në zonën e Mamurrasit dhe Thumanës janë nën nivelin e detit, ndaj ky hidrovor konsiderohet një vepër e madhe për këtë zonë.
Edhe pse të dy janë tashmë pensionistë, sërish angazhohen duke dhënë mendime dhe shkëmbyer eksperienca të vyera në hidrovore të ndryshme të vendit./abcnews.al