Autoritetet në Argjentinë kanë bërë tre arrestime në lidhje me vdekjen e këngëtarit Liam Payne, i cili vdiq më 16 Tetor pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires.
Prokurorët argjentinas thanë se një person që shoqëronte artistin u akuzua për braktisjen e tij, gjë që kontribuoi në vdekjen e tij. I njëjti person akuzohet se e ka bërë më të lehtë gjetjen e drogës për këngëtarin. Një punonjës hoteli dhe një person i tretë akuzohen gjithashtu për furnizim droge.
Autoritetet argjentinase po hetojnë ngjarjet e ndodhura në jetën e këngëtarit, pak ditë para se të vdiste. Përveç kësaj, shtëpia e tij në Buenos Aires u kontrollua nëntë herë ndërsa të dhënat nga laptopi i tij i thyer dhe pajisjet e tjera të sekuestruara vazhdojnë të mblidhen.
Payne, 31 vjeç, ishte një nga emrat më të njohur të muzikës pop që kur u shfaq në X Factor.
Fama e tij u rrit me pjesëmarrjen në grupin e djemve ‘One Direction’ në vitet 2010./abcnews.al