Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Pse është shqetësuese skema e Presidentit Trump mbi Ukrahinën

schedule14:20 - 25 Nëntor, 2019

schedule 14:20 - 25 Nëntor, 2019

Editorial i “The New York Times”

Gjatë dy javëve të fundit, populli amerikan ka mësuar se fundmi se Presidenti Trump organizoi një skemë për të nxjerrë atë që çfarë ai vetë e quajti “favor” nga një lider i huaj duke mbajtur kështu një takim në Shtëpinë e Bardhë dhe veç kësaj qindra miliona dollarë të ndihmës ushtarake, kundër politikës së administratës së tij dhe dëshirave bipartizane të Kongresit.

E megjithatë, detajet e historisë së Ukrainës – që përfshijnë kërcënime të ashpra, nuk mund ti gënjëjnë disa amerikanë ,të cilët e dinë shumë mirë qëllimin dashakeqës.



Një pyetje, e cila është pak bezdisëse, por edhe e nevojshme është nëse z.Trump po e bente gjithë ketë për veten e tij apo për interes të popullit amerikan?

Është një pyetje thelbësore që shumica e quajnë, zemra e hetimit.

Në fund të fundit, nuk ka asgjë të keqe të kushtëzosh ndihmën e huaj nëse është në përputhje me qëllimet e përcaktuara të politikës së jashtme.

Por nuk është kjo, ajo çfarë bëri z.Trump dhe as ajo që Shtetet e Bashkuara prisnin prej tij.

Rudy Giuliani, i cili ishte pjesë e operacionit në Ukrainë, ka thënë publikisht se po kërkonte hetime që dëmtonin rivalin politik të z.Trump dhe të përparonte gjithashtu interesat personale të z.Trump si avokat personal i tij.

Dëshmitarë të shumtë kanë dëshmuar se z.Trump nuk interesohej për korrupsionin sistemik në Ukrahinë, e cila duhej të ishte një fokus i gjatë i politikës së jashtme amerikane, përfshirë atë të administrates Trump.

Të enjten, David Holmes, një diplomat që punon në ambasadën në Kiev, dëshmoi se Gordon Sondland, ambasadori i Bashkimit Evropian, ra dakort që z.Trump nuk u interesua për Ukrainën dhe se ai kujdesej vetëm për gjëra që ai konsideronte të medha, si hetimi i Biden.

Atëherë ekziston fakti që, siç vërehet në blogun e “Lawfare”, që z.Trump miratoi ndihmën ushtarake për Ukrahinën në 2017 dhe 2018, kohë kur drejtori i kompanisë ukrainase të gazit ishte Hunter Biden.

Z. Trump dhe aleatët e tij republikanë thonë se është në interesin kombëtar të zbulojnë se si shërbeu Hunter Biden për pesë vjet, një shërbim që solli një përfitim financiar për veten e tij, në bordin e Burisma.

Kjo është një pyetje që i ka shqetësuar të gjithë që nga viti 2015.

Është interesante që z.Trump nuk u fiksua më të deri në vitin 2019.

Por çfarë ndryshoi këtë vit? Epo, babai i Hunter, Joe Biden, ishte kandidat për president.

Dhe sigurisht, ka një përmbledhje të telefonatës “së përsosur” të 25 korrikut,të z.Trump me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në fakt, kjo telefonatë jep provat më të drejtpërdrejta deri më tani që z.Trump po kërkonte ryshfet.

Kur z. Zelensky kërkoi ndihmën ushtarake, z. Trump e kushtëzoi atë duke bërë shkak ndërhyrjen e supozuar të Ukrahinës në zgjedhjet e vitit 2016 dhe korrupsionin e supozuar të z. Biden dhe të të birit.

A nuk është mjaftueshëm për ju ?

Z. Trump e bëri çdo gjë më të thjesht rreth një javë pas publikimit të thirrjeve telefonike.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, presidenti i bëri thirrje Kinës të hetojë për Biden.

“Nëse ata nuk bëjnë atë çfarë ne duam, ne atëherë kemi fuqi të jashtëzakonshme,” shtoi Trump.

As aleatët më të sinqertë të zotit Trump nuk e mohojnë historinë themelore që ka këtu.

Përkundrazi, ata argumentojnë se kërkesa për ndihmë nga një qeveri e huaj për përfitime politike personale nuk është dhe aq e keqe.

“Veprimet e z.Trump në lidhje me Ukrahinën ishin të papërshtatshme”, tha Përfaqësuesi Will Hurd nga Teksasi.

Por ai nuk duhet të ndihet “në faj” për ketë pasi ky është një gjykim i tepërt.

Themeluesit e shtetit e bënë të qartë duke renditur ryshfetin si një nga vetëm dy veprat specifike që çdokush mund merrej nën gjykim.

Në kongresin kushtetues në 1787, Gouverneur Morris ra dakort se akuza për ryshfet ishte e mjaftueshme që Kongresi të merrej më një të korruptuar.

Gjyqtari nuk është Mbreti por është Kryeministri. Populli është Mbreti, ka deklaruar Moris.

Një koleg tjetër, Xhorxh Mason, pyeti: “A do të ketë ndonjë njeri mbi drejtësinë?

A do të jëtë mbi drejtësine dikush i cili ka bërë korrupsion dhe me këtë mënyrë ka siguruar emërimin e tij në shkallë të pare të vendit për ti shpëtuar ndëshkimit nga faji i tij?

Gati një dekadë më vonë, në fjalimin e tij të lamtumirës së kombit, George Washington paralajmëroi amerikanët “të jenë vazhdimisht zgjuar, pasi historia dhe përvoja kanë treguar se ndikimi i huaj është një nga armiqtë më të rrezikshëm të qeverisë republikane. ”

Pse “kornizat” ishin kaq të shqetësuar për ryshfetin dhe ndikimin e huaj?

Sepse ata kishin shumë prova për dëmin që mund të bënte.

Ata po projektonin përpjekjen e parë në botë për vetëqeverisje republikane në një shkallë më të gjerë, dhe ata e dinin se suksesi dhe madje edhe mbijetesa do të varej nga liderët e zgjedhur që përfaqësonin interesin e njerëzve, dhe jo të tyre.

Me këtë mënyrë, amerikanët bien dakort që t’u japin zyrtarëve të tyre të zgjedhur të kenë pushtet mbi ta, dhe ata zyrtarë bien dakord ta ushtrojnë atë pushtet në emër të amerikanëve.

Nëse udhëheqësit e kombit e shkelin atë marrëveshje duke mbushur xhepat e tyre dhe duke lënë menjëanë interesat e qytetarëve të tyre, ata do të thyejnë besimin nga i cili varen vetëqeverisja dhe demokracia.

Dëshmitë tregojnë se z.Trump nuk ishte thjesht duke kërkuar ryshfet, por duke manipuluar zgjedhjet e ardhshme.

Nuk mund të themi se demokracia nuk mund të funksionojë nëse liderët e saj po mashtrojnë duke menduar për interesin vetjak dhe jo të popullit amerikan.

Mos harroni, thirrjen telefonike qe z.Trump pati me presidentin ukrainas, e cila është në zemër të hetimit, ka ndodhur vetëm një ditë pasi këshilltari Robert Mueller dëshmoi në Kongres për përfundimin e hetimit të Rusisë.

Nëse Dhoma e Përfaqësuesve e fajëson z.Trump dhe Senati e liron atë, është e arsyeshme të mendojmë se ai do të merrte këtë vendim si shkarkim dhe si një mënyrë mjaft e mirë që ai të bej çfarë të dojë që të fitojë zgjedhjet në 2020.

Gjatë gjithë seancave dëgjimore, demokratët e kanë bërë punën e tyre si përfaqësues të qeverisjes së barabartë, duke u përpjekur për të arritur në fund të akuzave të rënda që beri presidenti.

Adam Schiff, kryetari i Komitetit të Inteligjencës, është sjellë në mënyrë të admirueshme duke gjykuar kolegët e tij republikanë se kanë vepruar si fëmijë, duke u bërtitur dëshmitarëve dhe madje duke dalë nga dhoma pasi nuk dëshironte të dëgjontë dëshmi të pavlera.

Ka dhe shumë zyrtarë të tjera qe mund të vijnë të deshmojnë, shumë prej tyre kanë dërguar njoftime në lidhje me dëshminë e dëshmitarëve.

Ata dëshmitarë ishin të gatshëm të dëshmojnë nën betim,por avokatët e zotit Trump nuk kanë qenë të pranishëm.

Nëse ata nuk kanë asgjë për të fshehur, pse të mos dalin përpara dhe të flasin nën betim?

Republikanët ankohen se kjo është e gjitha një sulm , ose një “mashtrim”, siç e quan presidenti.

Nuk ka dyshim se demokratët kanë interesat e tyre vetjake.

Por kjo nuk është justifikim për republikanët që të injorojnë të gjitha këto prova.

Në kryerjen e këtij hetimi, demokratët po bëjnë atë që njerëzit e shqetësuar për mbrojtjen e kombit do të bënin.

Çeshtja është se republikanët po e kthejnë këtë proces në një luftë, duke sulmuar nëpunësit publikë, dhe duke nënkuptuar se ata kanë besnikëri të dyfishtë dhe kanë dëshmuar fjalë të pavërteta në seancën e një ditë më parë.

Në vend që të dëgjonin ato që thonin dëshmitarët, disa prej tyre zgjodhën të mblidheshin edhe një herë për të diskutuar teoritë e komplotit për Ukrahinën, të cilat shumë kohë më parë u debutuan nga inteligjenca amerikane si keqinformim i Rusisë.

Gjykojeni këtë në disa këndvështrime: Një parti që ishte më shumë se e lumtur për të fajësuar një president për gënjeshtrën e një lidhje seksuale ka refuzuar të japë qoftë edhe një votë të vetme në favor të një hetimi në vend që të fajësojë një president, i cili ka minuar sigurinë kombëtare për avantazh politik.

Që nga fillimi i mandatit të tij në 2017, Presidenti Trump ka realizuar kompetenca të gjera, madje edhe monarkike.

Ai mund të përdorë forcën e jashtëzakonshme të pushtetit të tij që të përforcojë marëdhenien me vendet e tjera, për ti shërbyer si gurë të tij politikë.

Ai mund të drejtojë vetë aleanca ushtarake dhe të tërhiqet nga organizatat dhe traktatet ndërkombëtare.

Ai mund të përfitojë nga presidenca.

Sipas avokatëve të tij, ai as nuk mund të hetohet, pavarësisht se çfarë ka bërë ose mund të bëjë.

Kështu që ai nuk pranon të marrë pjesë dhe i ndalon të tjerët ta bëjnë këtë.

Në korrik z.Trump tha që Kushtetuta i jep atij “të drejtën të bëjë atë që do”.

Këto janë fjalët e një despoti, jo të një presidenti amerikan.

Ndërkohë që hetimi vazhdon, republikanët që pretendojnë se nuk kanë asnjë problem me këtë lloj gjyqi duhet të pyesin veten si do të ndiheshin sikur për këtë gjë të akuzohej  Joe Biden. /Marrë nga New York Times- Përktheu: Sonila Backa, Abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!