Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se është gati të shpall zgjedhje të reja pas rënies së koalicionit të kancelarit Olaf Scholz, duke paralajmëruar të gjitha partitë se duhet të sillen me përgjegjësi.
“Fundi i një koalicioni nuk është fundi i botës. Është një krizë politike që duhet ta kapërcejmë”, tha Steinmeier. Ndërsa, Scholz tha se do të kërkonte një votëbesimi në parlament pasi largimi i ministrit të Financave Christian Lindner nga Demokratët e Lirë e la qeverinë e tij pa një shumicë parlamentare, shkruan Reuters.
Steinmeier ka fuqinë të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të reja vetëm pasi qeveria të humbasë një votëbesim. Ai shtoi se Gjermania ka nevojë për një shumicë të qëndrueshme dhe një qeveri të aftë.
“Demokracia jonë është e fortë. Por tani nuk është koha për taktika dhe mashtrime, por për arsye dhe përgjegjësi”, tha presidenti gjerman./abcnews.al