Prej tre vitesh kërkuese në arkivat e Vatikanit/ Shqiptarja tregon si nisi gjithçka: Në fillim mbarova masterin në Itali

schedule08:39 - 7 Nëntor, 2024

schedule 08:39 - 7 Nëntor, 2024

Dr. Nusha Zhuba është autorja shqiptare në Itali, që prej tre vitesh është kërkuese në arkivat e Vatikanit.

Ajo ka treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” se gjithçka nisi kur mbaroi masterin dhe pedagogët e prezantuan për herë të parë me arkivat.

Sakaq, Nusha ka thënë se shpesh herojnt i bëjnë tradhtarë ndërsa tradhtarët heronj, edhe kjo e ka bërë që t’i studiojë më shumë, bazuar në fakte reale.

“Kur kam mbaruar masterin për ‘lëvizjet njerëzore’, profesorët të njohin me arkivat dhe kur kam hyrë për herë të parë aty, kam thënë çfarë dua unë aty dhe ai punonjësi aty më tha që do kthehesh një ditë. Edhe kështu ndodhi. U ktheva pas disa vitesh.

Heronjtë janë bërë tradhtarë dhe tradhtarët janë bërë heronj. Kjo më bëri që të studioja më shumë. Si për shembull, familja e Kapedanëvë të Mirditës që njihet si familja e heronjve, por që nuk njohim anën tjetër”, u shpreh ndër të tjera Nusha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!