Kushtetuesja rrëzon ndërtuesit, lë në fuqi çmimet e reja të referencës për pasuritë e paluajtshme në Tiranë

schedule18:20 - 6 Nëntor, 2024

schedule 18:20 - 6 Nëntor, 2024

Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë padinë e Shoqatës së Ndërtuesve. Në ankimimin ata kërkonin shfuqizimin e vendimit të qeverisë i marrë në korrik të vitit të kaluar për rishikimin e çmimeve të  referencave që përdoren për tatimin në rast të shitjes së pasurive të paluajtshme.

Ndërtuesi ankimuan në kushtetuese këtë vendim me argumentin se u sillte atyre koste shtesë në taksën e ndërtesës dhe ndër të tjera ky vendim cënonte lirinë e veprimtarisë ekonomike, të drejtën e pronës private dhe parimin e sigurisë juridike.

Kushtetuesja e mori vendimin për rrëzimin e kërkesës  me argumentin se nuk është objekt shqyrtimi i këtij institucioni.

Ndër të tjera në  vendim thuhet se në gjykimin e çështjes Gjykata vërejti se argumentet e sjella nga ndërtuesit, nuk kishin të bënin me çmimet e referencës të parashikuara nga VKM-ja, por me metodologjinë për përcaktimin e taksave të cilat kanë çmimin e referencës të ndërtesës, si element përbërës të formulës apo metodologjisë së përllogaritjes së tyre.

Qeveria rishikoi çmimet e referencave  vetëm për Tiranën në korrik të vitit 2023 duke i përafruar ato me çmimet e tregut.

Ndërkohë që aktualisht është duke punuar për të rishikuar edhe çmimin e referencave në qytet e tria të vendit.

/abcnews.al/