Pasi iu nënshtruan të martën fund vendimit të përjashtimit, duke iu rikthyer normalitetit në Kuvend, demokratët morën një lajm tjetër që i prek të gjithë.
Nga kjo e mërkurë të gjithë, të gjithë deputetët, edhe të ndëshkuarit nga Sekretariati i Etikës, mund të zënë karriget e tyre në Komisione dhe në seancë.
Kjo e drejtë u jepet nga Gjykata Administative, ku grupi i të ndëshkuarve në fillim të tetorit, ishte drejtuar, për të kërkuar shfuqëzim.
Masa disiplinore me 40 ditë për një grup të madhe e 60 për tre depuetë, u vendosën për seancën e djegies së karrigeve në oborrin e parlamentit, pas burgosjes së Ervin Salianjit.
Magjithatë, Gjykata Administrative nuk u ka ka dhënë plotësisht të drejtë deputetëve në aktetet e tyre, duke rrëzuar pjesërisht kërkesën e demokratëve të ndëshkuar.
Tre deputetët me ndëshkimin më të gjatë, me 60 ditë, gazment bardhi, Flamur Noka e Bledion nallbati u rri në fuqi masa disiplinore me 10 ditë, afat i konsumuar deri në datën 12 tetor, ndërsa të tjerët me 5 ditë, pra afat i konsumuar deri në datën 7 tetor./abcnews.al