Minatorët e Buqizës kanë lënë punën dhe kanë dalë në protestë pasi sipas tyre një koleg u pezullua nga puna pasi u zgjodh kreu i sindikatës së minatorëve të Bulqizës. Minatorët kërkojnë që Elton Debreshi të kthehet në detyrë në të kundërt kërcënojnë për përshkallëzim të protestës.
Minatorët e Bulqizës ngrihen në protestë dhe ndërmarin një akt të dhunshëm duke dëmtuar portën hyrëse. Ata kanë bërë thirrje për t’iu bashkuar protestës së tyre edhe minatorët e zonës D, dhe galerive private. Shkak i revoltës është bërë largimi nga puna i një kolegut të tyre, Elton Debreshi i cili pak ditë më parë u shpall kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Bulqizës. Minatorët dyshojnë se shkarkimi i tij nga puna ka lidhje me detyrën e re që ai mori për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Nëse sipërmarrësit e tyre nuk kthejnë në detyrë minatorin Debreshi kolegët e tyre kërcënojnë me grevë të përgjithshme./abcnews.al