Serie A/ Orsolini shpëton “Emiljanët”, Bologna triumfon minimalisht ndaj Leçe

schedule16:56 - 2 Nëntor, 2024

schedule 16:56 - 2 Nëntor, 2024

Nuk kanë të njëjtën ecuri si vitin e shkuar, ama sërish janë shumë pranë zonës së Evropës.

Pas tre barazimeve radhazi, “Emiljanët” e Bologna janë rikthyer te fitorja në kampionat, teksa kanë mundur skuadrën e Lecce, 1-0, në “Stadio Renato Dall’Ara”, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të elitës italiane së futbollit.

Goli i vetëm i sfidë erdhi në minutën e 85’-të, ku një krosim i bukur nga Juan Mirana është kapur mrekullisht me kokë nga Riccardo Orsolini, me “fantazistin” italian që nuk gabom, duke nga mesi i zonës kundërshtare, duke dërguar topin në cepin e djathtë të portës me një goditje fantastike.

Falë këtij triumfi, Bologna është ngjitur në vendin e 8-të të renditjes, me 15 pikë, një më pak se Udinese e një vendi më sipër dhe 1 më shumë se “Djajtë” e Milan, ndërsa Lecce mbetet në vendin e 19-të me 8 pikë. /i.m /abcnews.al