Kanceri i gjirit, “tetor” në gjithë vitin, Koçiu: Mamografia lëvizëse, çdo muaj në një qark

schedule15:30 - 2 Nëntor, 2024

schedule 15:30 - 2 Nëntor, 2024

Fjongo rozë nuk do ti kujtojë vajzat dhe gratë që duhet të kryejnë kontrollin e gjirit vetëm në tetor.

Mamografitë e lëvizshme çdo muaj do të shkojnë në një Qark të caktuar.   Ndërsa për të kryer ekzaminimin në qendra shëndetësore apo spitale nuk do të ketë nevojë të ndjekësh sistemin e referimit.

Nisma u prezantua nga ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu për të lehtësuar aksesin ndaj këtij shërbim shëndetësor.Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit u kryen gjysma e mamografive të gjithë vitit.  Më shumë se 12 mijë nga rreth 25 mijë në total.

Ndërsa tetori rozë u mbyll mjekët vijojnë me thirrjen për të kryer një eko apo mamografi pasi kapja e hershme e sëmundjes shpëton jetë.