Trafiku i drogës përplas bandat në Francë, autoritetet ngrenë alarmin

schedule12:26 - 1 Nëntor, 2024

schedule 12:26 - 1 Nëntor, 2024

Autoritetet në Francë kanë ngritur alarmin pas përplasje me bandave të trafikut të drogës. Vetëm një ditë më parë ngjarja u përshkallëzuar në qytetin perëndimor francez të Poitiers pas një përleshje mes grupeve rivale, ku u përfshinë rreth 600 persona.

Sipas BBC pesë persona u plagosën rëndë pas të shtënave drejt një restoranti në qytet. Një 15-vjeçar mbeti në gjendje kritike pasi mori plagë në kokë.

Ministri i Brendshëm Bruno Retailleau e përshkroi incidentin si një shenjë alarmante të dhunës së lidhur me drogën që po përshkallëzohet në vend.

Kjo pason pas të shtënave në qytetin veriperëndimor të Rennes javën e kaluar, ku u vra një djalë pesë-vjeçar.

Tregtia e drogës në Francë është parë prej kohësh si e përqendruar në qytetin port jugor të Marsejës, ku të paktën 17 vrasje të lidhura me drogën janë raportuar që nga fillimi i vitit.

Por studiuesit thonë se ndikimi i trafikut të drogës në Francë në vitet e fundit është përhapur përtej qendrave kryesore të Marsejës dhe Parisit në qytete të mesme dhe madje edhe në zonat rurale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!