Misteret e nëntokës shqiptare/ Arkeologu: Vendbanimi mbi 8 mijë vjeçar i Linit më i vjetri dhe më i madhi 6 hektarë

schedule10:52 - 1 Nëntor, 2024

schedule 10:52 - 1 Nëntor, 2024

Vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçar. Lidhur me këtë zbulim ka folur në emisionin “Pas Mesnate”, arkeologu Ilir Gjipali, i cili ka thënë se ky vendbanim liqenor palafit përmbys datat historike.

Ai ka theksuar se ky vendbanim zbulon se nga këtu u përhap bujqësia në Europë. Sipas arkeologut, ai është jo vetëm më i vjetri, por edhe më i madhi 6 hektarë.

“Gjurmimet e para janë shumë më herët, në fakt nga banorët vendas, peshkatarët, të cilët kishin vënë re që në afërsi të bregut të liqenit të Linit, kishte mbetje palafitesh, por nuk dhanë asnjë informacion se çfarë kishte përveç këtyre palafitesh.

Kështu që vite më vonë shkuan dhe të tjerë dhe panë më afër këto palafite, kuptuan që kishin të bënin me vendbanime të vjetra, por se sa të vjetra, akoma nuk u tha ndonjë gjë për të. Pas ndryshimeve të demokracisë, u krijua dhe një grup i arkeologjisë nënujore që është pjesë e Insitutit të Arkeologjisë. Edhe vazhduan kërkimet në liqene dhe u evidentuan të gjitha vendbanimet që kanë ekiztuar dhe janë pjesë e natyrës liqenore.

Afrimi drejt këtyre liqeneve erdhi në mënyrë natyrale sepse ishin burim plus për njeriun, përveç bujqësisë dhe blegtorisë, që në fakt plotësohej dhe nga gjuetia e kafshëve të egra. Kështu menjëherë mbas neolitit të hershëm, fillesës së karakterit bujqësor, fillojnë dhe njihen dhe vendbanimet e para palafite”, tha ndër të tjera Gjipali./abcnews.al