Lavrov në Maltë në dhjetor, hera e parë në një vend të BE-së që nga fillimi i luftës në Ukrainë

schedule10:20 - 1 Nëntor, 2024

schedule 10:20 - 1 Nëntor, 2024

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov planifikon të vizitojë Maltën në dhjetor për të marrë pjesë në një takim të Këshillit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Kjo do të jetë vizita e parë e Lavrov në një vend anëtar të BE-së që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ambasada e Maltës në Rusi konfirmoi  se vendimi për të mbajtur një takim të Këshillit Ministror të OSBE-së në atë ishull “është i vlefshëm për të gjithë anëtarët, përfshirë Federatën Ruse”.

Mbledhja e Këshillit Ministror të OSBE-së pritet të mbahet në Valeta, kryeqyteti i Maltës, nga 5 deri më 6 dhjetor./abcnews.al