“Drejtësia shqiptare, tolerante ndaj Belerit”/ Avokati: S’i ka mbyllur hesapet me institucionet. Nëse do të hapet telefoni i tij…

schedule20:57 - 31 Tetor, 2024

schedule 20:57 - 31 Tetor, 2024

Avokati Edmond Petraj thotë se drejtësia shqiptare u tregua “tolerante” ndaj Fredi Belerit.

Në emisionin “Real Story”, ku u diskutua për sulmin para Kuvendit, avokati tha se Beleri nuk ka mbyllur hesapet me drejtësinë pasi nëse do të hapet telefoni i tij do të dilnin ndërhyrje greke në punët e brendshme të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, analisti Frrok Çupi shtoi se kjo gjë shmangu një “Luftë të Ftohtë” mes dy vendeve.

Pjesë nga diskutimi:

Skerdjan Dhuli: Hesapet me shtetin shqiptar i ka mbaruar me 2 shtator kur doli nga burgu. Ai sot hesapet me shtetin shqiptar, i ka ndryshe nëse do të jetë pro rrugës evropiane apo të kundërtën. Fati i mirë në këtë pikë që Shqipëria, përkundër qeverisë së keqe, është që Beleri dhe grupi parlamentar që përfaqëson janë pro avancimi të Shqipërisë në BE. Beleri me institucionet shqiptare i ka mbyllur me 2 shtator.

Edmond Petraj: S’i ka mbyllur se është në Gjykatën e Lartë. Edhe të kthen për rishqyrtim.

Skerdjan Dhuli: S’e kthen, për tre ditë mbaron edhe nga shërbimi i provës.

Edmond Petraj: Nëse ta prish vendimin e Apelit dhe nuk e pranon atë dënim që i është dhënë atij, dhe ta rikthen në Gjykatën e Apelit me një trupë tjetër gjykuese mund të kërkohen elementë të tjerë shqyrtimi të hapjes së një shkaku të ri juridik. Nëse do të ishte hapur telefoni i atij zotërisë. Ja ku është toleranca…problemi është që ky zotëria do të ndjekë të gjithë procedurën deri në gjykatën evropiane. Ajo që them është se e ka toleruar drejtësia shqiptare në këtë rast Belerin sepse të ishte hapur telefoni i tij…Nuk është hapur fare. Ai nuk pranoi në asnjë seancë që të hapej telefoni. Aty ishte toleranca, nëse do të ishte hapur, do të dëgjoje personazhe që kanë bërë ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë dhe kanë shkelur Konventën e Vjenës.

Frrok Çupi: Nuk është hapur për të mos shkaktuar luftën e ftohtë. Kjo është meritë e qeverisë shqiptare për të mos shkaktuar luftën e ftohtë me Greqinë se ndërhyrjet greke kanë qenë shumë të rënda ndaj Shqipërisë.

Edmond Petraj: Shkelën konventën e Vjenës. Ndërhyrje në punët e brendshme.

Frrok Çupi: Telefoni nuk është hapur për të ruajtur paqen në rajon./abcnews.al