TIRANË- Sic është bërë ritual, cdo fund-tetor, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian ia dorëzon vetë insitucioneve progress-raportin e Komisionit Europian, një dokument që mban vlerësime dhe detyra shtëpie për Shqipërinë. Dokumenti iu dorëzua Presidentit të parit.
Rruga për në Parlametin e Shqipërisë, ishte më e veshtirë për ambsadorin, që i duhej të çante bllokadën e demokratëve, që këtë te enjte iu rikthyen strategjisë për të shkuar të gjithë në Kuvend, të përjashtuar e të papërjashtuar.
Aty nuk hasi rezistencë për ta dorëzuar dokumentin e Komisionit Europian, që mes të tjerash kërkon vendosjen e dialogut mazhorancë-opozitë, si një kërkesë për sukses më të shpejtë në rrugën europiane të vendit.
Dhe mes demokratëve, në oborrin e parlamentit, amabsadori i BE-së, ia përcolli mesazhin se ata në fakt duhet të ishin brenda.
Këtë ambasadori e pohoi dhe ndërsa ishte me kryeministrin Rama, për tia dorëzuar progress-raportin. Njëherësh mori dhe përgjigjen e kryeministrit, për atë që dipolamti e cilësoi nevojë urgjte.
“Duhet dy vetë për valle. dialogu bëhet me gjuhë, jo krahë e gjokse.”
Megjithatë, edhe mes kërkesave për dialog politikë, nga Komisioni Europian shprehet mbështtetje për ambicien e vendit, për anëtarësim sa më shpejte.
“Komunikata që u miratua dje nga Komisioni, shpreh mbështetjen dhe gatishmërinë e Komisionit për të shoqëruar qeverinë shqiptare në përpjekjet e saj, në objektivin e saj për të çelur të gjitha kapitujt e negociatave në 2025”
“Ne do të jemi gati ta ngremë flamurin tonë kombëtar në Bruksel, krahas flamujve të tjerë dhe do e kemi dhe të parin në radhë se fillon me A, Shqipëria, brenda kësaj dekade”
Në progresë raport ndëkrohë vlerësohet puna e SPAK, ne vecanti në goditjen e zyrtarëve të nivelit të lartë por kërkohet të shkohet edhe më tutje, me konfiskimin e aseteve të bëra përmes korrupsionit./abcnews.al