Masakra me tre viktima në Shkodër në 70 sekonda/ Hetimet, autorët ndoqën makinën ku ndodhej Lici e Bushati

schedule11:03 - 31 Tetor, 2024

schedule 11:03 - 31 Tetor, 2024

Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e një ditë më parë me tre të vdekur në Shkodër. Gazetari Ervin Leka tha për ABC News, referuar grupit hetimor se e gjithë skena e krimit në Dobrac nga momenti i parë kur autorët kanë nisur të qëllojnë drejt automjetit ku ndodhej Hamza Lici dhe Arlind Bushati është rreth 150 metra.

Autorët i janë hyrë paralel makinës së shënjestrës dhe kanë nisur të qëllojnë me breshëri plumbash për rreth 150 metra në ecje. Autorët i kanë ndjekur nga pas. Leka tha se e gjithë ngjarja sipas grupi hetimor ka zgjatur vetëm 70 sekonda.

Sakaq, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë qe kane fiksuar të gjithë skenën e ngjarjes. Qitësit dyshohet së kanë qenë dy persona, një tjetër ka pasur rolin e shoferit. Mësohet se edhe ditën e sotme eskpertët që u rikthyen në vendin e ngjarjes kanë gjetur gëzhoja të tjera automatiku./abcnews.al