Mbetjet në Portin e Durrësit/ “Mund të hidhen në det”, Balla i përgjigjet deputetes së PD: Mos përhapni panik! Po ndiqen të gjitha procedurat

schedule11:03 - 31 Tetor, 2024

schedule 11:03 - 31 Tetor, 2024

Në fjalën e tij në Kuvend, Taulant Balla u ndal tek mbetjet në Portin e Durrësit. Duke iu përgjigjur deklaratës së deputetes së PD, Flutura Açka e cila ngriti shqetësimin për këto mbetje se mund të hidhen në det, Balla tha se deklarata të tilla janë të papranueshme.

“Kolegia Açka ju keni një eksperiencë edhe ndërkombëtare, por është e papranueshme ajo që ju ligjëruat duke hedhur dyshime se këta kontejnerë mund të hidhen në det. E kupton se çfarë përgjegjësie penale mban mbi supe kur thua një gjë që është përhapje e panikut dhe më keq akoma që është një dëm që i bën vendit tënd. Imagjino që një media në Holandë të të citojë ty duke thënë se deputetja ngriti shqetësimin që kontejnerët e mbushur mund të hidhen në det. O zonjë për të kthyer një përgjigje, jo ty se ti hodhe një gur, por për t’ju iluminuar në aspektin procedural, nuk ka ndodhur kurrë nga kjo qeveri e drejtuar nga Edi Rama që të mos zbatohen urdhrat e Prokurorisë. Koha kur nuk zbatoheshin urdhrat e prokurorisë ka perënduar me atë që ju ka sjellë ju këtu. Sa i përket aludimeve ka një procedurë, dhe procedura është që urdhrat e prokurorisë u janë dhënë autoriteteve përkatëse. Pra aty po punohet për t’u bërë gati vendi për të mos patur asnjë problematike me rrjedhje dhe do jesh i ftuar të shkosh edhe t’i numërosh. Tani merrni fjalën këtu dhe thoni na falni sa ja futëm kot”, tha ai.

Nga ana e saj Açka u shpreh: “Zoti Balla unë thashë kam dyshim dhe kam gjithë të drejtën të kem dyshime. Dhe dyshimi im nuk është akuzë, duke ditur që disa ligje kanë shkatërruar mjedisin shqiptar, kam gjithë të drejtën të ngrejë shqetësim. Dhe mos deformoni fjalët. Dhe tjetra në Parlament më ka sjellë karriera ime dhe për këtë duhet të më kërkoni falje.

/abcnews.al/