Analisti Seladin Xhezairi ka deklaruar në emisionin “Ballkan Update” se Bashkimi Europian kërkon nga Maqedonia e Veriut të bëjë ndryshime në Kushtetutë.
Ai ka theksuar se bëhet fjalë për përfshirjen e bullgarëve dhe reforma që do të çojnë në vendosjen e sistemit të drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.
Sipas analistit, partia në pushtet, përfshirë këtu dhe presidentet që vjen nga radhët e asaj partie, vazhdon retorikën parazgjedhore duke harruar se ka përgjegjësi shtetërore dhe kombëtare për t’i çuar proceset përpara.
“Përveç raportit të dorëzuar, mbetet realizimi i ndryshimeve kushtetuese, përfshirja e bullgarëve në të dhe reforma që do të çojnë në vendosjen e sistemit të drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Para së gjithash, po nënvizojë që raporti i progresit kërkon nga Maqedonia që pa vonesa të bëjë ndryshimet e kushtetutës, të përfshijë minoritetin bullgar, si parakusht për të zhbllokuar procesin e negociatave për aderim me të drejta të plota në familjen europiane.
Partia në pushtet, përfshirë këtu dhe presidentet që vjen nga radhët e asaj partie, vazhdon retorikën parazgjedhore duke harruar se ka përgjegjësi shtetërore dhe kombëtare për t’i çuar proceset përpara. Këmbëngulja e VMRO DPMNE dhe e partnerit të saj, grupit politik VLEN do thënë se gëzon mbështetjen e Prishtinës, është se ndryshimet Kushtetuese të bëhen me veprim sikurse ka thënë kryeministri, shefi i diplomacisë, me ndërveprim të prologuar. Shkurt e shqip të bëhet ndryshimi i Kushtetutës, por ai të hyjë në fuqi, kur Sofia të pranojë të zohet që nuk do të ketë kërkesa shtesë që do të cënojë identitetin shqiptar”, tha Xhezairi./abcnews.al