Djemtë e “Tirana Karate” kanë treguar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, pasionin për sportin e karatesë dhe si arritën ta shpallnin ekipin e tyre kampion të Shqipërisë për të rinjtë.
Bekim Basha, Ernik Pjetri dhe Rigers Rama kanë zbuluar gjithçka, që nga stërvitjet, sakrificat dhe deri te rregullat e këtij sporti.
Bekimi, që është dhe djali i karateistit Murat Basha ka treguar se fitoren ia dedikon të atit dhe do mundohet që ekipin ta zhvillojë sa më shumë.
“Unë e kam filluar karatenë rreth moshës 9 vjeç, sot po shkoj 26. Fal babit arrita të stërvitem më pas se nuk kam pasur as trajner në një periudhë. Fal impenjimit të tij dhe sakrificave të tij, unë ia dola dhe sot kam dhe klubin e Tiranës.
Djemtë unë i trajtoj dhe si shokë, jam mirëkuptues dhe unë. Faktisht për ne të qenurit kampion në Shqipëri është gjë e madhe, siç e thash dhe për ngjyrat e Tironës. Ne si ekip kemi qëllimin kryesore medaljet e botës dhe Europës.
Kemi dhe një vajzë garuese, ndërsa në ekip që stërviten janë rreth 4-5 vajza.
Karateja ka goditje me dorë, me këmbë, ka hedhje, por nuk kemi kontakte me këmbë në fytyrë sepse shkaktohen fraktura. Është sport që mund ta ushtrojnë të gjithë dhe shumë edukues”, tha ai./abcnews.al