Shkëndija e Tetovës është treguar e pamëshirshme në derbi me Renovën. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 6-1, madje dy prej golave i shënuan kur po luanin me një lojtarë më pak (Mevlan Murati u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 76-të). Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e pestë, kur Omar Imeri gjeti rrugën e rrjetës.
Ai gol mbeti në fuqi në 45 minutat e para, ndërkohë që në pjesën e dytë nisi goleada. Alimi, Besart Ibraimi dhe Agim Ibraimi shënuan tre gola për 15 minuta. Më pas ishte radha e Fazli dhe Totre që ta kthenin në tenis. Golin e nderit për Renovën e shënoi Selmani.
Kjo fitore e afron Shkëndijën me vendin e parë, Vardarin, që u ndal nga Shkupi. Diferenca është shtatë pikë tashmë. Skuadra shqiptare, edhe pse e pa veten në disavantazh, arriti të shënonte me Goudiaby dhe të merrte një pikë.
Edhe Struga i bëri nder Shkëndijës, teksa në transfertë me Akademija Pandev mori një pikë të vlefshme në minutat shtesë. Cvetanovksi shënoi në fund dhe shmangu humbjen për ekipin strugan.
MAQEDONI E VERIUT LIGA 1 – Java 15
E diel, më 24 nëntor 2019, ora 13:00
Akademija Pandev-Struga 1-1
Shënues: Rajkovic 68′ / Cvetanovksi 93′
Borec-Sileks 0-0
Shkëndija Tetovë-Renova 6-1
Shënues: Imeri 5′, Alimi 50′, B. Ibraimi 54′, A. Ibraimi 64′ (pen.), Fazli 82′, Totre 91′ / Selmani 85′
Vardar- Shkupi 1-1
Shënues: Juninho 14′ / Goudiaby 71′
/abcnews.al